Zbritja e dytë prish planet e Colturi, skiatorja kuqezi renditet e 16-ta në garën e sllallomit gjigand në Olimpiadë
15 Shkurt 2026 14:29 Telesport Skiatorja shqiptare Lara Colturi e ka mbyllur në vendin e 16-të garën e sllallomit gjigand zhvilluar sot në pistën e Cortina, e vlefshme për Lojërat Olimpike Dimërore “Milano-Cortina 2026”. Edhe pse shpresonte për një medalje, zbritja e dytë ka prishur planet. Pas zbritjes së parë, Colturi u rendit e katërta (koha 1’03”97) dhe ishte shumë pranë zonës së medaljes. Por, zbritja e dytë ishte jo e mirë për skiatoren 19-vjecare shqiptare, që humbet shumë terren. Ajo dha kohën 1’10”85 në këtë zbritje, duke qenë larg kreut. Kështu, me kohën e përgjithshme 2‘14“82, Lara Colturi u rendit në vendin e 16-të, duke qenë larg kreut. Disa gabime në zbritjen e dytë ndikuan shumë në kohën e skiatores së re, që shpresonte...
Burimi:
telesport.al