Ylli brazilian do largohet nga Man. City. E pëlqen shumë Milan, problem është çmimi 55 milionë euro

Ylli brazilian do largohet nga Man. City. E pëlqen shumë Milan, problem është çmimi 55 milionë euro

28 Korrik 2026 18:15 Telesport E ardhmja e Savinhos është larg Manchester City. Braziliani luajti një rol dytësor në sezonin e kaluar. I transferuar në vitin 2014 nga Girona nëpërmjet Troyes, dy klube të kontrolluara nga City Group, braziliani i lindur në vitin 2004 shënoi 7 gola dhe regjistroi 16 asiste në 84 ndeshje për skuadrën e Guardiolës deri në qershor të sezonit të fundit. Mediet angleze bëjnë me dije se Savinho ka kërkuar largimin nga “Qytetarët” këtë verë. Braziliani pëlqehet shumë nga Milan dhe duket profili ideal për të forcuar lidhjen mes mesfushës dhe sulmit te kuqezinjtë, por problem është çmimi që kërkojnë “Qytetarët”. Man. City kërkon plot 55 milionë euro për të lënë të lirë 22-vjeçarin brazilianin. Në anën tjetër është edhe Tottenham...