Yamal zëvendësohet dhe reagon me tërbim, por zemërimi nuk ishte ndaj Flick

Yamal zëvendësohet dhe reagon me tërbim, por zemërimi nuk ishte ndaj Flick

Një episod në fundin e ndeshjes ndaj Rayo Vallecano ka shkaktuar debate në ambientin e Barcelonës. Më saktësisht, Lamine Yamal u bë protagonist i një reagimi që fillimisht dukej i drejtuar ndaj stolit. Talenti blaugrana u zëvendësua në minutën e 82-të, duke lënë fushën dukshëm i pakënaqur, një sjellje që ndezi diskutime mes tifozëve. Gjatë zëvendësimit, vendim i marrë nga Hansi Flick për të futur Marcus Rashford, 18-vjeçari tregoi shenja frustimi, duke shmangur kontaktin vizual me trajnerin dhe gjestikuluar drejt stolit. Veçanërisht, ai ngriti 4 gishta duke folur me një anëtar të stafit teknik, shprehje pakënaqësie që dukej si protestë ndaj vendimit teknik. Sipas “El Chiringuito”, megjithatë, nervozizmi i Yamal nuk ishte drejtuar ndaj Flick. Ai erdhi për disa vendime arbitrare, me dy ose tri...