Yamal zbret nga froni dyshen Messi-CR7, vendos rekord në shitjen e fanellave

Yamal zbret nga froni dyshen Messi-CR7, vendos rekord në shitjen e fanellave

Lamine Yamal, në sytë e opinionin sportiv, shihet si pasuesi dyshes së famshme Messi-Ronaldo, me yllin spanjoll që konkurron me Mbappe, Haaland e yje të tjerë për të marrë podiumin e më të mirit në botë. Për t’i kapur në fushë, me trofe, është ende shumë larg, por së fundmi sulmuesi i Barcelonës është ngjitur në majën e botës për një detaj shumë domethënës. Me 2025 që është në ditët e fundit, për Yamal ky vit është unik pasi rezulton se fanella e tij është më e shitura në botë. Sipas të dhënave të publikuara nga “SportBible”, 1.32 milionë tifozë kanë blerë fanellën e talentit 18-vjeçar të Barcelonës, duke e ngjitur atë në krye të renditjes globale. Në vendin e dytë renditet Leo Messi, me...