Yamal kalon Messin mes golashënuesve më të rinj në Botëror, por renditet vetëm i teti

Yamal kalon Messin mes golashënuesve më të rinj në Botëror, por renditet vetëm i teti

22 Qershor 2026 7:00 Alfred Lleshi Lamine Yamal ka hyrë në historinë e Kupës së Botës duke u renditur mes golashënuesve më të rinj të të gjitha kohërave. Sulmuesi anësor i Spanjës shënoi ndaj Arabisë Saudite dhe, falë këtij goli, kaloi idhullin e tij Lionel Messi për disa ditë sa i përket moshës në momentin e realizimit. Megjithatë, ai mbetet larg vendeve të para të renditjes, ku ndodhet edhe një shok i tij aktual i kombëtares, Gavi, i cili shënoi 4 vite më parë kundër Kosta Rikës. Në krye të kësaj liste vazhdon të qëndrojë legjendari Pele, i vetmi futbollist që ka shënuar në Kupën e Botës si i mitur, gjatë edicionit të Suedisë 1958, turne që më pas u fitua nga Brazili. Në renditjen...