Yamal, futbollisti më i çmuar në botë. Dembélé jashtë “top-10”, Mbappé i dyti

Yamal, futbollisti më i çmuar në botë. Dembélé jashtë “top-10”, Mbappé i dyti

Lamine Yamal dhe Kylian Mbappé dominojnë skenën botërore. Pavarësisht gati një dekade diferencë moshe dhe stileve të ndryshme, të dy janë protagonistë absolutë me klubet dhe kombëtaret e tyre, ndërsa vlera respektive në treg rritet ndjeshëm. Sipas renditjes së “Football Benchmark”, talenti i Barcelonës është futbollisti më i vlefshëm në botë, 286.8 milionë euro (rreth 338 milionë dollarë). Mosha? Vetëm 18 vjeç. Paraqitjet aktuale ndikojnë në primatin e tij. Yamal mban fanellën me numrin 10 te Barcelona, është titullar i padiskutueshëm me Spanjën dhe u rendit i dyti për “Topin e Artë” 2025. Në vendin e dytë është Mbappé me 232.2 milionë euro (rreth 274 milionë dollarë). Mosha? 27 vjeç. Bashkimi me Real Madridin si lojtar i lirë e bëjnë pak të mundshëm një transferim të tij...