Xhaka dhe Ramadani, “maratonistët” e futbollit në Angli dhe Itali
Mesfushori kuqezi, Ylber Ramadani, vazhdimisht është cilësuar si “maratonomaku” i Serie A, për shkak të mesatares më të lartë të kilometrave të përshkruara gjatë një 90-minutëshi. Por këtë herë mesfushori i Kombëtares shqiptare është dalluar për diçka tjetër. Lideri i mesfushës së Leçes është i 3-ti futbollist në 5 ligat kryesorë për ndërprerjen e aksioneve të kundërshtarëve. Deri në këtë fazë të kampionatit ia ka dalë që të ndërpresë aksionet e ekipeve kundërshtare në 88 raste. Falë paraqitjeve të tilla, 29-vjeçari ka larguar edhe rrezikun nga skuadra e Leçe, duke ndihmuar ekipin për rezultatet pozitive. Kështu shqiptari ndodhet në “top-3”-she, duke ndjekur një tjetër shqiptar. Në krye të kësaj liste ndodhet Granit Xhaka, i cili po udhëheq Sanderlend në Premier League, teksa në vendin e...
Burimi:
sot.com.al