Xabi Alonso për Arteta: Zbrisnim çdo ditë me monopatina në plazh për të luajtur tenis, sërf dhe, sigurisht, futboll

Xabi Alonso për Arteta: Zbrisnim çdo ditë me monopatina në plazh për të luajtur tenis, sërf dhe, sigurisht, futboll

Jeta ka marrë shumë kthesa. Xabi Alonso është përzgjedhur për të drejtuar Chelsea sezonin e ardhshëm. Klubi londinez ka zgjedhur trajnerin bask, i cili do të ketë një tjetër mundësi për të treguar aftësitë e tij në pankinë, këtë herë në “Stamford Bridge”. Real Madridi e shkarkoi në fillim të janarit, pas një serie rezultatesh të dobëta dhe dhome zhveshjeje të përçarë, duke e lënë të prekur psikologjikisht. Tani rikthehet në Premier League, ku ka luajtur si futbollist me Liverpool-in (2004–2009), ndaj i njeh mirë kërkesat e futbollit anglez. Përballë do të ketë si rival Mikel Artetën, i cili është pranë fitimit të Premier League me Arsenalin. Të dy kanë qenë shokë fëmijërie dhe kanë ndarë dhomën e zhveshjes te Real Sociedad. Alonso kujton: “Kisha...