Vritet me armë në Guayaquil futbollisti 33-vjeçar i Barcelona SC
Futbollisti Mario Pineida (33 vjeç) u qëllua për vdekje në qytetin port të Guayaquil të mërkurën, tha ekipi i tij. Guayaquil është bërë një vatër e dhunës nga bandat e lidhura me trafikun e drogës dhe disa lojtarë futbolli në Ekuador janë shënjestruar muajt e fundit. Pineida ishte pjesë e ekipit kombëtar të Ekuadorit gjatë ndeshjeve kualifikuese të Kupës së Botës 2018 dhe 2022. Ai luajti gjithashtu për Fluminense në vitin 2022. Në një postim në ‘X’, klubi i tij, Barcelona SC, tha se “njofton me hidhërim të thellë, se është njoftuar zyrtarisht për vdekjen e lojtarit Mario Pineida, një ngjarje që ndodhi pas një sulmi kundër tij” në Guayaquil. Vdekja e Pineidës u konfirmua nga Ministria e Brendshme, e cila tha se ka caktuar një njësi speciale hetimore...