Vora merr tri pikë ndaj Bylis, Vashu episod demostrativ…del nga fusha pa leje

Vora merr tri pikë ndaj Bylis, Vashu episod demostrativ…del nga fusha pa leje

Ndeshja Vora- Bylis luajtur në “Selman Stërmasi” e vlefshme për javën e 18 të Superiores përfundoi me shifrat 4-1 për skuadrën e Bellait. Vora- Bylis 4-1 (Ruzgis 9′, Geci 24′, Kasalla 77′, 80′ / Mustafa 54′) Një episod i rrallë ngjau me portierin francez të Bylis, Zheremi Vashu i cili braktisi ndeshjen në fundin e pjesës së parë në mënyrë demostrative duke dalë pa leje nga terreni. Arbitri Ermir Çelaj tregoi kartonin e verdhë. 31-vjeçari protestoi ndërsa hoqi edhe fanellën sapo doli nga perimetri i fushës duke u futur në dhomat e xhveshjes pa takuar e folur me askënd. Vazhdo leximin