Burimi:
gijotina.com
Foto © gijotina.com
Vora mbulon boshllëqet, dy afrimet e para me fokusin te mbijetesa
Vora ka vendosur objektivin e saj kryesor për këtë sezon, të sigurojë qëndrimin në Superiore pa u futur në llogari rreziku. Klubi nuk synon thjesht mbijetesën, por një ecuri të qetë, pa luhatje, ndërsa po përgatitet për rifillimin e pjesës së dytë të kampionatit. Përgatitjet kanë nisur që në ditët e para të Vitit të Ri, ndërkohë që drejtuesit kanë identifikuar dy repartet ku skuadra kishte nevojë për ndërhyrje, mesfushën dhe sulmin. Këto boshllëqe u krijuan pas dëmtimeve të Bernard Karricës dhe Françesko Hasajt, të cilët pas ndërhyrjeve kirurgjikale do të mungojnë për rreth tre muaj. AFRIMET- Për të mos ndikuar mungesat në ecurinë e ekipit, Vora ka ndërmarrë hapa konkretë në merkato. Klubi ka arritur akordin me mesfushorin 20-vjeçar Orgito Ruçi, i lindur në Greqi...