Burimi:
sot.com.al
Foto © sot.com.al
Vllaznia rikthehet me fitore, fundi i krizës ndaj Flamurtarit
Vllaznia u rikthye te fitorja në Superiore, duke mposhtur Flamurtarin me rezultatin 3-2 në ndeshjen e javës së 18-të. Shkodranët kaluan shpejt në avantazh me golin e Bekim Balajt në minutën e 4-t. I njëjti futbollist dyfishoi shifrat në minutën e 24-t me penallti. Flamurtari reagoi në fundin e pjesës së parë, duke ngushtuar rezultatin me golin e Maksutit në minutën e 43-të. Në nisje të pjesës së dytë, Yago shënoi golin e tretë për Vllazninë. Diawara realizoi golin e dytë për Flamurtarin në minutën e 55-të, por rezultati nuk ndryshoi më. Me këtë fitore, Vllaznia ngjitet në kuotën e 30 pikëve në vendin e katërt. Flamurtari mbetet në vendin e parafundit me 14 pikë.