Vllaznia prish “agjërimin” dhe rigjen fitoren, Flamurtari shënon dy gola në “Loro Boriçi”, por me del me kokën ulur

Vllaznia prish “agjërimin” dhe rigjen fitoren, Flamurtari shënon dy gola në “Loro Boriçi”, por me del me kokën ulur

24 Dhjetor 2025 18:28 Telesport Vllaznia rigjen fitoren pas shumë javësh, duke mundur në “Loro Boriçi” 3-2 Flamurtarin. Shkodranët gjetën golin që në minutën e 4-të, ku “Topi i Artë” i vitit 2025, Bekim Balaj, shënoi me një goditje të bukur nga kufijtë e zonës së rreptësisë. Në minutën e 24-të, Bekim Balaj dyfishon shifrat nga pika e bardhë e penalltisë, e fituar pas një faulli brenda zonës ndaj Jankut. Flamurtari reagon në fund të pjesës së parë, duke ngushtuar shifrat me golin e Erald Maksutit në minutën e 43-të. Pjesa e parë mbyllet 2-1 për shkodranët. Vllaznia e nis me gol pjesën e dytë, ku Yago shënoi golin e tretë për shkodranët pas një aksioni të shpejtë. Flamurtari nuk dorëzohet dhe ngushton sërish shifrat...