Burimi:
sportekspres.com
Foto © sportekspres.com
“Vllaznia nuk po kryen më as konferencat për shtyp”, gazetari tregon gjendjen në Shkodër: Lojtarët janë pesimistë
Vllaznia po shfaq një tjetër fytyrë në fazën e dytë të kampionatit. Shkodranët nuk po gjejnë dot rrugën drejt fitoreve, të cilat në fillim të kampionatit ishin lehtësisht të arritshme për kuqeblutë. Në një lidhje të drejtpërdrejtë me emisionin “Skaner” në “MCN TV”, gazetari Maringlen Zhivani ka treguar gjendjen që rrethon kampin shkodran. Ai është shpehur se lojtarët janë pesimistë, ndërsa moskryerja e konferencave për shtyp përpara ndeshjeve reflekton më së miri situatën e vështirë që ka mbërthyer Vllazninë. “Lojtarët janë pesimistë. E kanë humbur besimin. Edhe në deklaratat e tyre nuk janë njësoj. Përpara ndeshjeve te Vllaznia nuk i kryejnë më konferencat për shtyp. Në fazën e parë, përpara çdo ndeshjeje kishte konferencë për shtyp. Siç e tha edhe Martini, lojtarët nuk po marrin...