Vllaznia, Martini: Barazimi qëndron, ndeshja ndaj Egnatias me shumë gabime

Vllaznia, Martini: Barazimi qëndron, ndeshja ndaj Egnatias me shumë gabime

Trajneri i Vllaznisë, Edi Martini analizoi barazimin pa gola ndaj Vllaznisë. “Ndeshje shumë e tensionuar, me gabime pasimesh pafund. Egnatia nuk duhet të vlerësohet deri në atë pikë sa të bëjmë gabime pasimesh që në fillimin e ndeshjes. Nuk ishim mirë, sidomos në qarkullimin e topit. Bëmë pjesë të parë jo të mirë, me daljen e Kastratit na mungoi shpejtësia dhe dalja në krah. Patëm rast, por megjithatë unë them se nuk ishte dita jonë sot. Nervozizëm dhe frikë për të fituar ndeshjen. Ishim me 1 lojtar tepër, ishte me karton të verdhë Sala dhe nuk doja të rrezikoja. Nuk gjetëm kohën, kishte pasime gabim. Disa herë nuk kishim mundësi të ndërronim, që e kemi të rëndësishëm. Ndeshje që nuk duhej humbur me patjetër. Nuk...