Vllaznia konteston arbitrin në Elbasan, Laçi tri pikë ndaj Partizanit
Vllaznisë i anulohen dy gola ka protesta nga kuqeblutë. Stiven Bibo gjunjëzon Partizanin me një dy golësh. Dy ndeshjet e javës së dytë sollën emocione të shumta në “Elbasan Arena” dhe “Egnatia Arena”. Elbasani pa tifozë, e pa vetën poshtë një goli të Vllaznisë teksa luhej minuta e 18′ me Murataj autor. Në pjesën e dytë vendasit barazuan në të 75′ me Rubin Hebaj. Dy gola të anuluar për Vllazninë në limite por në të dy rastet ato u anuluan. Pati protesta të shumta nga kampi kuqeblu. Arbitri Maletaj i akuzuari kryesor prej shkodranëve. Ndërkaq në Rrogozhinë Partizani pritës humbet 1-2 me Laçin. Kurbinasit e nisën me vrull dhe Stiven Bibo realizon një supergol në të 7′-ën. Edhe më pas kurbinasit krijojnë dhe tre raste...
Burimi:
sportiim.al