Burimi:
ntv.al
Foto © ntv.al
Vlera marramendëse/ Cristiano Ronaldo bleu dy vila në Detin e Kuq me vlerë 8 milionë euro
Cristiano Ronaldo vijon të mos kursejë asnjë shpenzim kur bëhet fjalë për jetën luksoze dhe festat e tij. Ylli portugez ka blerë dy vila në ishullin e Nujuma-s, në Arabinë Saudite, për një shumë të vlerësuar rreth 8 milionë euro. Pronat luksoze ndodhen rreth 20 kilometra larg bregdetit dhe janë të aksesueshme vetëm përmes detit ose me hidroplan, duke garantuar privatësi maksimale dhe qetësi absolute. Ishulli konsiderohet një nga destinacionet më elitare të rajonit, i frekuentuar nga personalitete të njohura ndërkombëtare. Ronaldo konfirmoi lidhjen e veçantë që ka krijuar me këtë vend, teksa investimi i radhës tregon edhe një herë stilin e tij të jetesës luksoze dhe afrimin gjithnjë e më të madh me Arabinë Saudite, jo vetëm në aspektin sportiv, por edhe atë personal...