Vlahovic–Lewandowski, fate të kryqëzuara. Barça “rezervon” serbin, Milani sfidon katalanasit në dy fronte
3 Janar 2026 11:54 Alfred Lleshi E ardhmja e Dusan Vlahovic duket gjithnjë e më larg Torinos dhe mund të lidhet ngushtë me atë të Robert Lewandowskit. Të dy sulmuesit kanë kontrata që skadojnë më 30 qershor 2026 dhe, pa rinovim, mund të nënshkruajnë me skuadra të reja. Klubet e mëdha po lëvizin për të paraprirë konkurrencën. Sipas “Gazzetta dello Sport”, Barcelona e ka vënë Vlahovic në “shënjestër”. Me polakun pranë 38 viteve dhe drejt fundit të karrierës, katalanasit e shohin serbin si pasardhësin ideal. Një qendërsulmues “me peshë”, i ri, por me përvojë. Kontaktet me rrethin e lojtarit serb kanë nisur dhe Barça është gati të barazojë pagën aktuale prej 12 milionë eurosh të tij. La Liga dhe “Camp Nou” janë një sfidë joshëse...
Burimi:
telesport.al