Vinicius: Shumë do të thonë se nuk doja ta gjuaja penalltinë, por kurrë s’jam shmangur nga përgjegjësia

Vinicius: Shumë do të thonë se nuk doja ta gjuaja penalltinë, por kurrë s’jam shmangur nga përgjegjësia

6 Korrik 2026 8:12 Alfred Lleshi Pamjet e penalltisë së humbur nga Bruno Guimarães bënë xhiron e botës. Pas eliminimit të Brazilit nga Norvegjia në Kupën e Botës, shumë pyetën pse Vinicius, një nga liderët e kombëtares dhe gjuajtës i rregullt i penalltive te Real Madridi, nuk e mori përsipër ekzekutimin. Sulmuesi sqaroi se vendimi ishte marrë më parë nga Carlo Ancelotti. “Trajneri vendos paraprakisht se kush do të gjuajë. Ai zgjodhi Brunon. Nuk kam qenë kurrë një lojtar mendjemadh dhe nuk kam kërkuar të jem golashënuesi më i mirë. Ai mendoi se Bruno ishte gjuajtësi më i mirë dhe prandaj e zgjodhi. Kurrë nuk jam shmangur nga përgjegjësia”, – tha Vinicius. Ai shtoi: “Shumë do të thonë se nuk doja ta gjuaja penalltinë, por...