“Viktima” e radhës është Partizani, Vllaznia me ritëm të frikshëm. Shkodranët rikthehen në krye (video)
24 Janar 2026 18:31 Telesport Vllaznia ka marrë fitoren e katërt rresht, këtë herë duke fituar 1-0 ndaj Partizanit në sfidën e luajtur në “Loro Boriçi”, e vlefshme për javën e 21-të në Abissnet Superiore. Vendimtar për shkodranët ishte goli i shënuar nga Lirim Kastrati në minutën e 32-të, pas një kombinimi fantastik me Sherif Kallakun. SHIKOGOLIN Në minutën e 42-të, Vllaznia rrezikon sërish, por goditja e Jago grushtohet nga Qirko i Partizanit. Pjesa e parë mbyllet 1-0 për shkodranët. Pjesa e dytë nuk solli ndryshim të rezultatit, pavarësisht rasteve dhe mundësive për secilën skuadër. Vllaznia fiton 1-0 dhe rikthehet në krye pas shumë javësh, me pikë të barabarta me Egnatian, 39 pikë, por shkodranët favorizohen nga golavarazhi më i mirë. Partizani mbetet në vendin...
Burimi:
telesport.al