Vieri përgëzon kampionët: Interi ishte më i forti, Chivu ka ide të mira dhe personalitet
4 Maj 2026 11:43 Alfred Lleshi Christian Vieri, ish-sulmues i Interit, në një intervistë për “Corriere della Sera”, foli për titullin e fituar nga zikaltërit ndaj Parmës: “Interi ishte skuadra më e fortë këtë sezon. Në disa momente ka luajtur futboll të madh”. Ai shtoi se kampionati ishte i fortë me disa pretendentë në garë: “Tri skuadra në luftë për titull, Milani për një kohë të gjatë i dyti dhe Napoli sërish konkurrues. Gjithsesi, bravo Allegrit që mori një skuadër larg kreut dhe pak fat i keq për Conten”. Për trajnerin Chivu u shpreh pozitivisht: “Ka qenë shumë i mirë, sepse e riktheu menjëherë skuadrën zikaltër në krye, pas goditjeve të pranverës së kaluar. Nuk ishte e lehtë mendërisht, por ka ide të mira dhe...
Burimi:
telesport.al