Videoja që tregon nivelin e lartë të përulësisë, momenti kur Levandovski shkon t’u ngrejë moralin lojtarëve shqiptarë

Videoja që tregon nivelin e lartë të përulësisë, momenti kur Levandovski shkon t’u ngrejë moralin lojtarëve shqiptarë

Shqipëria humbi ndeshjen më të rëndësishme të historisë së saj të futbollit. Përballja “play off” kundër Polonisë përfundoi me fitoren 2-1 të kësaj të fundit. Pas vërshëllimës përfundimtare të arbitrit kamera është përqendruar te Levandovski. Sulmuesi i Barcelonës ka treguar nivelin e tij të lartë të përulësisë. Teksa po përshëndetej me shokët e ekipit, Levandovski nuk ngurroi të afrohej te lojtarët e Shqipërisë. Futbollisti polak shkoi të takonte dhe t’i ngrinte sado pak moralin lojtarëve kuqezinj, të cilët gjendeshin të ulur në fushë me trishtimin që u dallohej lehtësisht në fytyrë./Sport Ekspres/ Robert Lewandowski dzi?kuj? kolegom i pociesza Alba?czyków. Kapitan ???? pic.twitter.com/9xZrBWGh58 — Dominik Wardzichowski (@dwardzich22) March 26, 2026