VIDEO/ Vetëm pak e ndajnë nga super goli, Kristjan Asllani i afrohet spektaklit ndaj Galatasarait
Kristjan Asllani e ka nisur si titullar takimin ndaj Galatasarait. Kjo është ndeshja e parë e vërtetë për mesfushorin shqiptar që pas transferimit në Turqi. Në pjesën e parë, Asllani kishte një mundësi të artë shënimi, për t’i dhënë avantazhin ekipit të tij. Pasi mori një pasim të bukur afër zonës, Asllani shkarkoi menjëherë të djathtën e tij, por konkretizimi nuk ishte më i miri i mundshmi, me topin që shkoi shumë ngjitur shtyllës. /Sport Ekspres/
Burimi:
sportekspres.com