VIDEO/ Tifozët këndojnë për Mario Mitaj, atmosferë fantastike te Al Ittihad
Mario Mitaj është rikthyer sërish në planet e Al Itihad. Lëvizjet në merkaton e dimrit hapën një vend për mbrojtësin e Kombëtares, që është preferuar titullar me minuta të plota në tri ndeshjet e fundit. Al Itihad po kalon një moment të vështirë, pasi si kampion në fuqi është jashtë garës për titull. Në përfundim të 21 javëve mban vendin e shtatë në elitën e futbollit arab. Tifozët kanë surprizuar lojtarët në stërvitje sot, duke treguar mbështetje ndaj tyre pasi largimi i Karim Benzema ishte moment delikat. Në qendër të vëmendjes ishte edhe Mitaj, për të cilin kënduan dhe nga video e shpërndarë dallohet se i është rikthyer buzëqeshja. Mbështetja në stërvitje erdhi një ditë para ndeshjes me Al Gharafan në Champions-in aziatik. Ky takim...
Burimi:
gijotina.com