VIDEO/ Tension në tribuna, Egnatia-Elbasani nis me vonesë, “thumbime” në koreografi

VIDEO/ Tension në tribuna, Egnatia-Elbasani nis me vonesë, “thumbime” në koreografi

Nga Fatmir Popja Egnatia–AF Elbasani, kryendeshja e javës nis me vonesë, tension në tribuna dhe duel të fortë në fushë. Dueli mes Egnatias dhe AF Elbasanit është padyshim kryefjala e kësaj jave në Kategorinë Superiore, një përballje që pritej me interes të jashtëzakonshëm si nga tifozët ashtu edhe nga opinioni sportiv. Megjithatë, sfida nuk nisi sipas parashikimit, pasi u startua me 6 minuta vonesë nga orari zyrtar. Që në minutat e para, atmosfera në stadium ka qenë e ndezur. Në tribuna, tifozeritë e të dy skuadrave nuk kanë reshtur së sharë njëra-tjetrën, duke krijuar një klimë tensioni që është reflektuar edhe në fushën e lojës. Pas sinjalit të arbitrit, dueli ka nisur mjaft i fortë, me ritëm të lartë dhe ndërhyrje të ashpra nga të...