Burimi:
gijotina.com
Foto © gijotina.com
VIDEO/ Skandal në Vlorë, tifozët e Flamurtarit hyjnë në fushë dhe dhunojnë lojtarët e Teutës
Skandal në Vlorë. Ndeshja mes Flamurtarit dhe Teutës është ndërprerë pas tensioneve dhe përplasjeve të ndodhura në fushën e lojës. Një konflikt mes lojtarëve eskaloi shpejt, duke u shoqëruar edhe me përfshirjen e tifozëve duke krijuar një përleshje të pakuptimtë me lojtarët kundërshtarë, çka e bëri situatën të pakontrollueshme. Pas incidenteve, skuadra e Teutës u largua nga fusha e lojës. Gjyqtari i takimit, Eldorjan Hamiti, u detyrua gjithashtu të largohej nga fusha pas hyrjes së tifozëve gjatë momentit të përplasjes. Për shkak të situatës së krijuar, ndeshja u ndërpre për disa minuta, por si përfundim u mor vendimi që sfida të vazhdonte pa tifozë. Episodi ndodhi në minutën e 67-të, teksa ishte Teuta ajo që po fitonte me shifrat 0-1.