Burimi:
sportekspres.com
Foto © sportekspres.com
VIDEO/ Reali fitoi një penallti të dyshimtë, shpërthejnë tifozët e ekipit të ligës së 3-të: Kështu fiton Madridi
Reali i Madridit është kualifikuar në raundin pasardhës të Kupës së Mbretit. Një kualifikim që nuk erdhi pa vështirësi për gjigantët spanjollë. Megjithëse në letër ishin dukshëm më favoritë, madrilenët fituan me rezultatin e ngushtë 2-3 kundër Talaverës. Madje ekipi i ligës së tretë spanjolle, kishte mundësinë e artë të shënonte në sekondat e fundit të lojës, por portieri i Realit të Madridit kreu një pritje spektakolare, e cila la në fuqi rezultatin 2-3 në favor të kryeqytetasve. Ndërkohë, nuk kanë munguar ngacmimet e tifozerisë vendase. “Los blancos” fituan një 11 metërsh, i cili solli polemika. Tifozët e pranishëm në stadium kishin mendim të kundërt me arbitrin, duke nisur kështu koret: “Kështu fiton Madridi”./Sport Ekspres/