Burimi:
javanews.al
Foto © javanews.al
(VIDEO) Radhë kilometrike automjetesh, bllokohet autostrada Tiranë–Elbasan
Prej më shumë se dy orësh, autostrada Tiranë–Elbasan vijon të jetë e bllokuar nga trafiku i rënduar, duke krijuar një radhë automjetesh prej më shumë se 4 kilometrash. Pamjet e siguruara nga Report TV, tregojnë një numër të madh automjetesh që ka mbetur i bllokuar në të dyja anët e qarkullimit, ndërsa Policia Rrugore ndodhet e pozicionuar në zonën e Bradasheshit dhe po menaxhon situatën. Aktualisht, trafiku vijon të mbetet i pandryshuar. Një situatë e ngjashme trafiku është regjistruar edhe në autostradën Tiranë-Durrës dhe anasjelltas, si dhe në rrugët dytësore.