VIDEO/ Muçi tregon klasin, gol fantastik me Trabzonspor
Ernest Muçi fantastik. Sulmuesi i kombëtares ka shënuar një gol mjaft të bukur me fanellën e Trabzonspor, në ndeshjen e kupës ndaj Fethiyespor. Në minutën e 69-të, një goditje nga distanca e Muçit përfundoi në rrjetë, me portierin që në këtë rast nuk mund të bënte asgjë dhe mbeti i palëvizur. Forma e tij fantastike e ka shndërruar atë në të preferuarin e tifozëve dhe të trajnerit, i cili ka besim të madh te lojtari. Me këto paraqitje, Trabzonspor po bindet edhe më shumë për blerjen përfundimtare të kartonit nga Besiktas.
Burimi:
gijotina.com