VIDEO / Kuqezinjtë zbarkojnë në Varshavë, gati për të shkruar historinë!
Kombëtarja Shqiptare ka mbërritur mesditën e sotme në Varshavë, një ditë para sfidës së madhe ndaj Polonisë, për “play off”-in e Botërorit. Avioni i kuqezinjve, i nisur mëngjesin e sotëm nga aeroporti “Nënë Tereza”, ka në kryeqytetin polak. Në pamjet e para, skuadra shihet tejet e përqendruar dhe e qetë, për objektivin madhor. Federata Shqiptare e Futbollit ka ndarë me ndjekësit pamjet e para të mbërritjes, ku shihet qartë serioziteti dhe qetësia në fytyrat e lojtarëve dhe stafit teknik. Pas akomodimit në hotel, ekipi do të zhvendoset në stadiumin “PGE Narodowy” për stërvitjen zyrtare në orën 18:00. Kujtojmë se përballja me Poloninë do të luhet nesër, më 26 mars, në orën 20:45, një 90-minutësh që peshon shumë. Ndeshja do të transmetohet ekskluzivisht në Tv Klan.
Burimi:
javanews.al