VIDEO/ Interi “lan duart” me Champions, Bodo/Glimt eleminon zikaltërit
Eleminim i papritur i Inter në Champions League. Nuk ka mrekulli për zikaltërit, as përmbysje, me të besuarit e Chivu që dështuan në Play Off ndaj Bodo/Glimt. Takimi i parë përfundoi 3-1 për norvegjezët, ndërsa në Milano sfida përfundoi 1-2 për mysafirët. Në 45 minutat e para, zikaltërit ushtruan presion konstant ndaj kundërshtarit, por pa mundur dot të gjejnë rrugën e rrjetës. Bodo/Glimt realizoi me Hauge dhe Evjen në pjesën e dytë, duke siguruar një kualifikim historik. Shifrat u ngushtuan falë golit të Bastonit, por vetëm kaq, pasi italianët nuk u rifutën dot në lojë. Zhgënjen Inter, me këta të fundit që tashnë nuk u mbetet gjë tjetër vetëm të fokusohen në kampionat. Pas triumfit 6-1 në sfidën e parë ndaj Qarabag, Newcastle fiton edhe...
Burimi:
gijotina.com