Burimi:
gijotina.com
Foto © gijotina.com
Video/ I harruar nga Sylvinho, por Mehmeti i bën nisje perfekte vitit të ri, gol në Angli
Anis Mehmeti i ka bërë një nisje perfekte vitit të ri. Sulmuesi kuqezi realizoi gol në ndeshjen e fituar 5-0 nga Bristol City ndaj Portsmouth. Ai shkon kështu në kuotën e 8 golave, në 25 sfida të luajtura. Për të, ky është sezoni i katërt te Bristol City. Pavarësisht formës konstante të treguar, sulmuesi Mehmeti ende nuk ka marrë ftesë nga Sylvinho, i cili pretendon se ka shumë trafik në repartin e avancuar.