VIDEO/ Hojlund nderon Napolin , Genoa bie vetëm në fund

VIDEO/ Hojlund nderon Napolin , Genoa bie vetëm në fund

Napoli merr një fitore në “frymën e fundit” ndaj Genoas, në një sfidë që nuk këshillohet për njerëz që kanë probleme me zemrën. Një triumf 2-3, në një përballje që rezultoi ashtu siç pritej për napoletanët, e vështirë. Vendasit nga Genoa shënuan të parët me Malinovskyn por skuadra e drejtuar nga Conte përmbysi llogaritë që në pjesën e parë me Hojlund dhe McTominay. Genoa nuk u dorëzua dhe barazoi shifrat me Colombon në pjesën e dytë. Atëherë kur u mendua se gjithçka do mbyllej në barazim, Napoli fiton penallti të cilën e përkthen në gol Hojlund.