VIDEO/ Goli i parë me fanellën e Leipzig, Gruda shënon në Bundesligë
Brajan Gruda ka shënuar golin e parë me fanellën e Leipzig. Ai realizoi në takimin e kampionatit ndaj Wolfsburg, të përfunduar 2-2. Në minutën e 89-të, me një të majtë të bukur nga brenda zonës, sulmuesi me origjinë shqiptare dërgoi topin në rrjetë. Gjithashtu, 21-vjeçari dhuroi edhe një asist. Pas takimit, paraqitja e Grudës u vlerësua me notën 9.1. Për të, kjo ishte ndeshja e 3-të me fanellën e Wolfsburg.
Burimi:
gijotina.com