VIDEO/ Ernest Muçi është lojtar klasi i pastër, shihni se çfarë asisti jep në ndeshjen kundër Samsunsporit
Ernest Muçi nuk ndalet dhe po vazhdon që të prodhojë magji te Trabzonspori. Lojtari shqiptar po tregohet protagonist edhe në takimin që ekipi i tij po zhvillon kundër Samunsporit në transfertë. Aktualisht rezultati është në shifrat 0-1 dhe goli i vetëm është realizuar nga Onachu. Jemi ende në pjesën e parë, por merita e golit nuk ishte e sulmuesit, por ishte e lojtarit shqiptar që me një krosim fantastik e nxori shokun e ekipit në një pozicion që ishte lojë fëmijësh për të gjetur golin. /Sport Ekspres/
Burimi:
sportekspres.com