VIDEO/ Erikseni bie sërish pa ndjenja në fushë, ndërpritet ndeshja Danimarkë-Ukrainë

VIDEO/ Erikseni bie sërish pa ndjenja në fushë, ndërpritet ndeshja Danimarkë-Ukrainë

Kristian Erikseni ka shkaktuar sërish panik. Mesfushori danez ka humbur përsëri ndjenjat në fushën e lojës. Sot, 5 vite nga ajo situatë e tmerrshme e ndodhur në Kampionatin Europian kundër Finlandës, historia është përsëritur. Në minutën e 65 të miqësores mes Danimarkës dhe Ukrainës, Eriskeni ka vendisur fillimisht dorën në krahërorin e tij përpara se të rrëzohej pa ndjenja në tapetin e gjelbert. Stafi mjekësor ka ndërhyrë menjëherë, duke i shpëtuar jetën për të dytën herë. Arbitri ndërpreu menjëherë takimin dhe i dërgoi skuadrat në dhomat e zhveshjes, ndërsa Erikseni u transportua në spital, ku po mbahet nën kujdesin e mjekëve. Federata Daneze e Futbollit ka bërë me dije se mesfushori po shfaq një gjendje të mirë shëndetësore në rrethanat që ndodhet, duke qetësuar kështu...