Burimi:
sportekspres.com
Foto © sportekspres.com
VIDEO/ Dy driblimet në një aksion të vetëm, spektakli i Armando Brojës kundër Manchester United
Armando Broja po e merr gjithmonë e më shumë formën, por mungesa e golit e bën performancën e tij që të mos duket perfekte. Sulmuesi shqiptar ishte sërish titullar kundër Manchester United, në atë barazim 2-2 të Burnley. Broja nuk është furnizuar shumë me pasime dhe kjo e bëri që për shumë minuta të mos dukej shumë në fushën e blertë. Megjithatë sa herë prekte topin, ishte një rrezik konstant në portën e Manchester United. Në një moment të ndeshjes, sulmuesi e tregoi të gjithë potencialin e tij. Ai dribloi dhe la pas dy lojtarë të Manchester United, ndërsa më pas u ndal duke fituar një goditje këndi. Por driblimi i parë ishte vërtet për t’u duartrokitur pasi Broja hyri me trup sikur do të...