VIDEO/ Como nuk ndalet, thyen Romën në Serie A dhe shikon drejt Champions

VIDEO/ Como nuk ndalet, thyen Romën në Serie A dhe shikon drejt Champions

Como vijon me rezultatet pozitive në Serie A, teksa këtë herë mposhti 2-1 Romën në “Stadio Giuseppe Sinigaglia”. Ekipi i Gasperinit shënoi në minutën e shtatë me anë të Malen, i cili përktheu në gol një penallti. Douvikas vendosi ekuilibrat në pjesën e dytë, ndërsa gjërat për Romën u komplikuan edhe më shumë pas daljes me karton të kuq të Wesley Franca. Como fitoi falë golit të Diego Carlos, 11 minuta nga fundi i kohës së rregullt. Ekipi i Fabregas është në vendin e katërt në zonën Champions, ndërsa Roma është e gjashta.