VIDEO/ Atletico “torturon” Barcelonën, fitore e thellë në gjysmëfinalen e parë të Copa Del Rey

VIDEO/ Atletico “torturon” Barcelonën, fitore e thellë në gjysmëfinalen e parë të Copa Del Rey

Atletico Madrid triumfon me rezultatin e thellë 4-0 ndaj Barcelonës, në gjysmëfinalen e parë të Copa Del Rey. Një fitore e madhe për Los Colchoneros, një sukses që e shndërron thjeshtë në formalitet kualifikimin për në finale. Një autogol i Garcias i dhuroi avantazhin skuadrës së Simeones pas gjashtë minutash lojë. Brenda pjesës së parë, Atletico shënoi me Griezmann, Lookman dhe Alvarez. Në pjesën e dytë, katalanasit u përpoqën që të futeshin në lojë me Cubarsin, por goli u anulua për offside. Atletico kështu fiton pastër sfidën e parë, ndërsa takimi i kthimit, do të mbahet me 3 mars.