VIDEO/ 7 gola dhe 1 asist, Muçi mahnit Turqinë, a do të ftohet nga Sylvinho?

VIDEO/ 7 gola dhe 1 asist, Muçi mahnit Turqinë, a do të ftohet nga Sylvinho?

7 gola dhe 1 asist në 5 ndeshje, shifra të denja për një “top-player”, me Muçin që nuk di të ndalet. Ylli kuqezi gjeti sërish rrugën e rrjetës, jo vetëm kaq, por dhuroi edhe një asist në sfidën ndaj Genclerbirligi, por për fat të keq paraqitja e tij mjaftoi për të shmangur humbjen e Trabzonspor në transfertë, një humbje 4-3 që largon ekipin nga Stambolli nga gara për titull, me Galatasary dhe Fenerbahce që shkëputen ndjeshëm. Fillimisht, talenti kuqezi humbi një rast të pastër, i vetëm në zonë, por në minutën e 50-të dhuroi një asist për Felipe Augusto, me këtë të fundit që me kokë barazoi shifrat në 2-2. Trabzonspor nuk ishte në një mbrëmje të mirë në këtë takim, pasi brenda 9 minutash...