Vëllezërit Shpendi mund të luajnë në të njëjtën skuadër, me Avelinon
Sipas raportimeve të mediave italiane, Avelino po punon për të ribashkuar në të njëjtën skuadër vëllezërit binjakë Stiven dhe Kristian Shpendi, duke synuar transferimin e Stivenit nga Empoli dhe Kristianit nga Çezena. Klubi i Avelinos e sheh si një mundësi interesante krijimin e një dysheje sulmuese me dy futbollistët shqiptarë, të cilët konsiderohen ndër talentet më premtues të brezit të tyre. Megjithatë, realizimi i këtij operacioni nuk pritet të jetë aspak i lehtë. Sipas mediave italiane, pengesa kryesore mbetet aspekti ekonomik. Si Stiveni, ashtu edhe Kristiani kanë vlerë të rëndësishme në treg dhe një transferim i dyfishtë do të kërkonte një investim të konsiderueshëm nga Avelino. Pikërisht për këtë arsye, nëse negociatat nuk ecin sipas planit, klubi mund të detyrohet të përqendrojë përpjekjet vetëm te...
Burimi:
sot.com.al