Vedat Muriqi: Nëse Kosova kualifikohet në Botëror është ëndërr e realizuar

Vedat Muriqi: Nëse Kosova kualifikohet në Botëror është ëndërr e realizuar

Adriatik BALLA Kosova ka një shans për të shkuar në Botëror. I duhet të fitojë dy ndeshje për ta mundësuar realizimin e objektivave, por kjo është shumë e vështirë dhe këtë e dinë edhe dardanët. Nga ana tjetër, ka optimizëm në radhët e grupit, pasi lojtarët e Kosovës besojnë se mund ta fitojnë duelin në transfertë me sllovakët dhe për këtë duket se mjafton forca dhe kualiteti i lojtarëve. Disa janë më të avancuar në optimizmin e tyre dhe e shohin këtë mundësi si ëndërr që duhet realizuar. Për më tepër, situata merr vlerë kur flet një golashënues special si Vedat Muriqi. Ai është pjesë e rregullt e Kombëtares së Kosovës që nga pranimi i saj në UEFA e në FIFA në vitin 2016 dhe...