Vedat Muriqi godet penalltinë më të dobët në karrierë dhe lë Mallorca-n pa pikë (video)

Vedat Muriqi godet penalltinë më të dobët në karrierë dhe lë Mallorca-n pa pikë (video)

21 Mars 2026 16:09 Telesport Elche ka fituar 2-1 ndaj Mallorca në sfidën e javës së 29-të në La Liga, një sfidë direkte për mbijetesë. Miqtë kishin mundësinë e artë të barazonin shifrat 2-2 në fund të takimit, por Vedat Muriqi gaboi nga pika e bardhë e penalltisë. Të tri golat e takimit u shënuan në pjesën e dytë. Fillimisht, Mallorca gjeti e para avantazhin me Pablo Torre, sulmuesin e huazuar nga Barcelona, i cili shënoi në minutën e 59-të me një goditje të fortë nga jashtë zonës. Vendasit përmbysën shifrat brenda 10 minutash, fillimisht Rafa Mir barazoi shifrat në minutën e 62-të dhe Tete Morente shënoi me kokë golin e avantazhit në minutën e 72-të. Në minutat shtesë, Mallorca fiton një penallti pas ndërhyrjes...