Van Dijk: Argjentina dhe Brazili kanë spikatur, por ne mendojmë vetëm për veten

Van Dijk: Argjentina dhe Brazili kanë spikatur, por ne mendojmë vetëm për veten

22 Qershor 2026 7:58 Alfred Lleshi Kapiteni i Holandës, Virgil van Dijk, ka bërë thirrje për përqendrim maksimal, edhe pse skuadra është pranë kualifikimit në fazën me eliminim direkt të Botërorit 2026. Pas barazimit 2-2 ndaj Japonisë dhe fitores bindëse 5-1 kundër Suedisë, Holanda përgatitet të përballet me Tunizinë në ndeshjen e fundit të grupit. Van Dijk pranoi se Argjentina dhe Brazili kanë lënë përshtypje në fillimin e turneut: “Mënyra se si Argjentina e nisi Botërorin tregon qartë se dëshiron ta mbrojë titullin. Edhe Brazili ka treguar cilësi shumë të lartë”. Megjithatë, ai theksoi se Holanda duhet të fokusohet vetëm te vetja: “Nuk ka ndeshje të lehta në një turne si ky. Prioriteti ynë duhet të jetë të përmirësohemi në çdo aspekt dhe të përgatitemi...