Vajtje-ardhje dhe dëmtime, te Flamurtari kanë probleme për të zgjidhur

Vajtje-ardhje dhe dëmtime, te Flamurtari kanë probleme për të zgjidhur

Sikur të mos mjaftonin largimet dhe grupi i cunguar, Flamurtari gjatë kësaj periudhe ka pasur probleme edhe me dëmtimet. Një nga futbollistët që ka munguar gjatë është edhe Stiven Janku. Lojtari që erdhi në Vlorë nga Feronikeli i Kosovës pësoi tërheqje në pulpë. Pas një mungese të gjatë ai tashmë do të jetë gati. Me eksperiencën e tij te Partizani, Luftëtari, Bylis, Egnatia dhe Dinamo, Janku shikohet si një pikë e rëndësishme për vlonjatët. Burime pranë klubit pohojnë se ai e ka kaluar dëmtimin dhe është i gatshëm për të qenë nën urdhrat e trajnerit Moriero. SULMUESI – Maksuti mungoi në përballjen e fundit me Vorën për shkak të një shqetësimi në shpinë, duke e detyruar stafin teknik të ekipit të bëjë ndryshime në formacion. Lojtari...