Uzuni nuk i mban dot lotët pas eleminimit: I kërkoj falje të gjithëve, tani duhet të presim 4 vite
Ëndrra e shqiptarëve për të parë Shqipërinë në finalet e Kupës së Botës 2026 ka marrë fund në Varshavë. Kuqezinjtë janë mposhtur në Poloni me rezultatin 1-2, në ndeshjen e vlefshme për gjysmëfinalen e fazës “play off”. Pas përfundimit të lojës, trajneri dhe lojtarët kanë dhënë intervistat e tyre për mikrofonin e “TV Klan”. Uzuni: “Kishim sakrifikuar shumë për këtë ditë. Tani na duhet të presim prapë 4 vite. Por nëse nuk shënon, atëherë do të pësosh. Ky është rregulli i futbollit. Me keqardhje të madhe largohemi nga Varshava. I kërkoj falje të gjithëve. Kemi bërë një punë të shkëlqyer në anën defensive. Nuk jemi Portugalia apo Franca. Ne ato raste na jepen dhe duhet t’i shfrytëzojmë. Më vjen shumë keq”. Gjimshiti: “Është e vështirë...
Burimi:
sportekspres.com