UEFA ndëshkon Real Madridin për racizëm, i kyç një pjesë të “Santiago Bernabéu”

UEFA ndëshkon Real Madridin për racizëm, i kyç një pjesë të “Santiago Bernabéu”

6 Mars 2026 12:52 Alfred Lleshi Komiteti i Kontrollit, Etikës dhe Disiplinës i UEFA-s ka urdhëruar mbylljen e pjesshme të “Santiago Bernabéu” një ndeshje për “sjellje raciste dhe/ose diskriminuese të tifozëve të tij gjatë ndeshjes kundër Benfica”, sipas njoftimit të organit më të lartë të futbollit europian. Mbyllja do të prekë “500 vende në tribunën jugore të poshtme” dhe do të zbatohet vetëm në rast të përsëritjes brenda një viti. UEFA ka vendosur gjithashtu një gjobë prej 15.000 eurosh për klubin e bardhë. Ndëshkimi vjen pas ndeshjes së kthimit të Champions League kundër Benfica, ku një tifoz i “Grada Fan” u kap nga kamerat duke bërë përshëndetjen naziste para fillimit të ndeshjes. Menjëherë, sigurimi i Real Madridit e lokalizoi, identifikoi dhe e përjashtoi nga stadiumi....