UEFA mirëpret tërheqjen e FIFA-s nga plani për shitjen e një pjese të kompeticioneve të saj, reagon presidenti i FSHF-së: Mbështes plotësisht këtë qëndrim
UEFA ka reaguar pas vendimit të FIFA-s për të tërhequr planin e saj për shitjen e një pjese të kompeticioneve, përfshirë edhe Kupën e Botës, tek investitorë privatë. Në deklaratën e publikuar, qeveria e futbollit europian e cilëson këtë një fitore për të gjithë futbollin, ndërsa thekson se procesi për rikthimin e besimit te FIFA sapo ka nisur. Menjëherë pas këtij vendimi ka reaguar edhe presidenti i FSHF-së, Armand Duka, që njëkohësisht mban postin e zv.presidentit të UEFA-s, përmes një postimi në rrjetet e tij sociale, ku mbështet plotësisht këtë qëndrim të qeverisë së futbollit europian. “E mirëpres vendimin e fundit të FIFA-s për t’u tërhequr nga plani per shitjen e një pjese të të drejtave të FIFAs tek investitorë privat që doli në dritë...
Burimi:
telesport.al