UEFA dhe 55 vendet anëtare unifikojnë zbatimin e rregullave të lojës për sezonin e ri 2026/2027

UEFA dhe 55 vendet anëtare unifikojnë zbatimin e rregullave të lojës për sezonin e ri 2026/2027

Drejtuesit e arbitrimit të 55 federatave kombëtare europiane u mblodhën në një takim të organizuar nga UEFA për të dakordësuar zbatimin e njëtrajtshëm të ndryshimeve më të fundit në Rregullat e Lojës, që do të hyjnë në fuqi në sezonin 2026–2027. Takimi, ku mori pjesë edhe një përfaqësues i IFAB, u përqendrua në masat që synojnë rritjen e kohës efektive të lojës, reduktimin e vonesave të panevojshme dhe garantimin e një interpretimi më të qëndrueshëm të rregullave në të gjitha kompeticionet europiane. Drejtori i Arbitrimit në UEFA, Roberto Rosetti, e cilësoi këtë dakordësi si një hap të rëndësishëm drejt rritjes së qartësisë dhe besimit në vendimet e arbitrave. Një tjetër çështje kryesore ishte përdorimi i sistemit VAR. UEFA ritheksoi se VAR duhet të ndërhyjë vetëm...