U eliminuan nga Polonia në “play off”, kuqezinjtë e nisin nga e para; përgatiten për miqësoren me Ukrainën
Ëndrra e Botërorit u shua në Varshavë. Kombëtarja shqiptare, e cila humbi ndaj Polonisë në gjysmëfinalen e play-off-it të Botërorit, humbi shansin për të marrë biletën për ëndrrën e madhe si pjesëmarrëse në fazën finale të Kupës së Botës 2026. Tani duhet të gjejë forcën për të parë përpara, edhe pse nga ky moment kuqezinjtë do të provohen në miqësore dhe të martën do të përballen ndaj një skuadre tjetër që e njeh mirë hidhërimin e eliminimit, Ukrainën, e eliminuar nga Suedia, në të njëjtën ditë me eliminimin tonë nga Polonia. Kombëtarja shqiptare mbërriti pasditen e së premtes në Valencia, ku po vijon përgatitjet për ndeshjen miqësore të 31 marsit ndaj Ukrainës, një sfidë që bashkon dy kombëtare me të njëjtën dhembje. Skuadra e drejtuar...
Burimi:
sot.com.al